Shpërndaј
Kërko
Kontakt СРБ
 
Paralelja në Bujanoc
Sistemet
informative
afariste
Mirë se vini në botën e ekonomisë digjitale!

Regjistrimi 2021

Prej konkursit deri tek regjistrimi

Dorzimi i dokumentacionit për aplikim2. dhe 3. shtator 2021. prej orës 08:00-14:00h

Mos harroni: diplomën, dëftesat e shkollës mesme, letërnjoftimin ose pasaportën.

Në ditët të cilat janë të definuara për paraqitje në Konkurs, Fakulteti ju ka mundësuar kandidatëve që paraqitjen të munden ta kryejn në dy mënyra:

  • Personalisht në hapsirat e Paraleles fakultetit ekonomik në Bujanoc ose,
  • Online (pa patur nevojë të vjen kandidati në fakultet).

Paraqitjen nuk është e mundur ta kryeni edhe online edhe personalisht në hapsirat e fakultetit, por duhet të zgjidhni njërën prej dy mundësive të ofruara.

Nëse keni vendosur që paraqitjen ta kryeni fizikisht duke ardhur në hapsirat e fakultetit ekonomik në Bujanoc, jeni të obliguara ti përbaheni masave eventuale epidemologjike për mbrojtjen nga sëmundja ngjitëse COVID-19. Paraqitjen në konkurs e kryeni personalisht, nëse jeni të penguar ta kryeni, paraqitjen mundet në vendin tuaj ta kryej person i autorizuar për të kryer të gjitha veprimet në vendin tuaj i vërtetuar nga organi kompetent.

Në ditën e paraqitjes në Konkurs në hapsirat e fakultetit do të merrni formularin për paraqitje të cilin duhet ta plotsoni.

Nëse keni vendosur që paraqitjen ta kryeni online, nuk keni obligim të vini në Fakultet që ti dorzoni dokumentet. Të gjitha dokumentet të cilat duhet ti dorzoni në konkurs duhet ti keni në forme elektronike ne format PDF ose JPG. Ju rekomandojm që ti pregaditni më kohë. Kur të afrohet data për dorzimin e dokumenteve në Konkurs, Fakulteti me kohë do ti publikoj të gjitha udhëzimet në ketë faqe për paraqitjen online të kandidatëve, ku në detaje do të jetë sqaruar mënyra për aplikim online.

Orari i provimit pranuesnjë ditë mbas aplikimit

Fakulteti më së largëti ditën e nesërme mbas përfundimit të paraqitjes kandidatëve do ta publikoj orarin e provimit pranues. Në të do të jenë të shenuar koha dhe hapsirat ku do të mbahet provimi pranues. Provimi pranues zakonisht mbahet në ora 10.00 h.

Provimi pranues7. shtator 2021. prej orës 10:00h

Mos harroni: letërnjoftimin ose pasaportën, listën identifikuese dhe mjete për të shkruar. Nëse keni aplikuar online për provim pranues, lista identifikuese do t'ju arrij në e-mail adresë. Sjellne të printuar kur të vini në provim pranues.

Ju rekomandojm që në provim pranues të vini 15-20 minuta para se të filloj provimi pranues. Me veti duhet ta keni letërnjoftimin ose pasaportën, numrin identifikues të cilin e keni marrur gjatë aplikimit në konkurs si dhe mjete për të shkruar.

Gjatë nënshtrimit në provim pranues duhet të respektoni rregullat e sjelljes në provim pranues si dhe ti përmbaheni masave preventive epidemiologjike për mbrojtjen nga sëmundja ngjitëse COVID-19.

Rangë-lista preliminarenjë ditë mbas provimit pranues

Rangë-listën preliminare Fakulteti do ta publikoj më se voni një ditë mbas provimit pranues në web faqen e fakultetit dhe tabelën e shpalljeve në Paralelen e fakultetit ekonomik në Bujanoc. Kandidatët kanë drejtë ankese në rangë-listën preliminare. Për atë arsye në rangë-listë është e mundshme të ketë ndryshime në rast se ankesa nga kandidati zgjidhet pozitivisht, kurse ndryshimet do të paraqiten në rangë-listën finale e cila paraqet bazë për regjistrim.

Ankesat dekanit në rangë-listën preliminaremë se voni deri 36 orë mbas publikimi të rangë-listës preliminare

Informacione për mënyrën e zgjidhes ankesës Fakulteti e publikon gjatë shpalljes rangë-listës preliminare. Ankesat në rangë-listën preliminare kandidatët munden ta paraqesin më së voni në afat prej 36 orë prej momentit shpalljes rangë-listës preliminare. Gjatë paraqitjes ankesës do të keni mundësinë ta shifni testin tuaj. Ankesat paraqiten personalisht nga kanidati në fakultetin ekonomik. Formulari për ankesa do të jetë i publikuar me kohë në faqen e fakultetit, të njejtin mund ta merrni edhe në hapsirat e fakultetit ekonomik. Ankesat mbas afatit kohor nuk shqyrtohen.

Në ankesat e paraqitura, dekani i fakultetit sjell Vendim për ankesën në Rangë-listën preliminare në afat prej 24 orë prej momentit pranimit të ankesës. Vendimi dekanit do të publikohet në web faqen e fakultetit. Vendimi për ankesën kandidatëve ja dërgojm edhe me postë elektronike.

Ankesa në Këshill të Fakultetit në vendimin e dekanitmë së largëti 24 orë prej pranimit, më saktësisht publikimit të vendimit dekanit

Në vendimin e dekanit kandidati ka të drejtë ankese në Këshill të fakultetit, e cila paraqitet personalisht, në fakultetin ekonomik, në afat prej 24 orë prej pranimit, më saktësisht publikimit të vendimit dekanit në faqen e fakultetit. Këshilli i fakultetit zgjidh ankesat në afat prej dy ditë prej ditës pranimit. Ankesat e paraqitura mbas afatit nuk shqyrtohen.

Këshilli i fakultetit shqyrton ankesat në afat prej dy ditë prej ditës pranimit ankesës dhe sjell vendim për ate a është ankesa e arsyeshme apo jo. Në rast se ankesa është e arsyeshme e njejta pranohet, dhe kandidati në rangë-listën finale rangohet në përputhje me numrin e poenave të ndryshuar. Në rast se ankesa nuk është e arsyeshme, Këshilli fakultetit sjell Vendim për refuzimin e ankesës.

Rangë-lista finale10. shtator 2021.

Rangë-lista finale publikohet në faqen e fakultetit ose në tabelën e shpalljeve në Paralelen e fakultetit në Bujanoc, pasi që Këshilli fakultetit te sjell vendim rreth ankesave eventuale të kandidatëve. Në rangë-listën finale në nuk ekziston mundësia e ankesës dhe ajo paraqet bazë për regjistrimin e kandidatëve.

Regjistrimi në vitin e parë të studimeve13. shtator 2021.

Me shpalljen e rangë-listës finale, Fakulteti i publikon informacionet për kohën dhe listën e dokumenteve të cilat duhet ti sjellni që të mund ta kryeni procesin e regjistrimit. Regjistrimi bëhet zakonisht një ditë mbas shpalljes rangë-listës finale.

Gjatë regjistrimit është e nevojshme të sjellni dokumentet origjinale: Dëftesat e shkollës mesme, diplomën e shkollës mesme, fletëpagesën e shpenzimeve materiale për regjistrim, plotësimin e dy formularëve SHV-20 (i merrni në Fakultet), indeksin (po ashtu e merrni në Fakultet), dy fotografi të formatit 3,5 x 4,5 cm. Dokumentet e dorzuara fotokopje nuk i kthehen kandidatëve të cilët nuk regjistrohen.

Kandidatët regjistrimin duhet ta kryejn personalisht, por nëse janë të penguar regjistrimin mundet dikush në vend të tyre ta kryej regjistrimin me autorizim, më saktësisht personi të cilit kandidati i ka dhënë autorizim për ti kryer veprimet në vend të tij.

Nëse kandidatët të cilët në bazë të rangë-listës finale kanë arritur kushtin për regjistrim, të njejtin nuk regjistrohen në afatin e paraparë, të drejtën për regjistrim e fitojnë kandidatët tjerë sipas renditjes në rangë-listën finale.

Dokumentacioni, rregullat

Përmbledhja e pyetjevepër provimin pranues 2021.

Siҫ edhe e dini, prej 5 lëndëve të afruara, në provim pranues zgjedhni 2 lëndë. Përmbledhja e pyetjeve të cilën e kemi pregaditur përmbanë 100 pyetje për secilën nga 5 lëndët. Prej 100 pyetjeve për lëndë të cilat janë shenuar në formularë, në provim pranues ju presin nga 10 pyetje për lëndë. Kështu që juve ju mbetet ti mësoni përgjegjet e 200 pyetjeve. 20 pyetje të cilat ju presin në provim pranues gjinden në mesin e këtyre 200 pyetjeve.

Në proces është përkthimi i formularit me pyetje në gjuhën shqipe për provim pranues. Momentin kur të përfundon përkthimi, formulari do të publikohet këtu.

Përmbledhja e pyetjeve për provim pranues 2021. PDF, 1.5 MB
Rregullate sjelljes në provim pranues

1.Kandidati duhet patjetër të ketë me veti:

  • letër njoftimin (ose dokument identifikimi ku mund të shihet numri personal),
  • list identifikimi,
  • mjete për shkrim (kimika,etj).

2.Kandidati mund të ketë me vete:

  • Përmbledhje të formulave të rëndësishme të cilët i ka publikuar Fakulteti Ekonomik në Suboticë, përderisa ka zgjedhur matematikën si njërën nga lëndët për provim pranues.
  • Kalkulator të thjeshtë në të cilin nuk mund të programohen shkrime të ndryshme.

3.Përdorimi i telefonit mobil si dhe mjeteve tjera komunikuese, si radio dhe Bllu tuth komunikimet në provim pranues jan rreptsisht të ndaluara. Cfardo sjellje tjetër në kundërshtim me këto rregulla nënkupton diskualifikim e kandidatit nga provimi pranues.

4.Kandidati më së paku duhet të kaloj 15 minuta në sallën e provimit para se të dal nga ajo. Kandidati nuk guxon në asnjë mënyrë të lëshoj sallën duke menduar që të kthehet prap në provim. Koha e paraparë për provim pranues maksimum 120 minuta.

5.Kandidtati duhet të jet i veshur në mënyr adekuate, cka do të thot se në asnjë mënyrë kandidati nuk guxon të vij në provim pranues, me shorcë, pantallone të shkurta, maicë pa krah, maicë që nuk e mbulon stomakun, syza dielli dhe kapelë.

6.Kandidatët mund të diskualifikohen nga provimi pranues nësë përdorin mjetet e ndaluara, flasin ndërmjet veti, dhe në çfardo mënyre e pengojnë rrjedhën e provimit pranues.

7.Gjatë provimit pranues të gjithë të pranishmit janë tê obliguar rrespsisht ti përmbahen masat aktuale preventive dhe rekomandimeve që kanë të bëjn rreth parandalimit të shpërndarjes te semundjes infektive COVID-19. Është obligative vendosja e maskave dhe mbajtja e distancës sociale.

COVID-19masat preventive dhe rekomandimet për mbrojtjen nga COVID-19

Masat preventive dhe rekomandimet për mbrojtjen nga sëmundja infektuese COVID-19 gjatë paraqitjes në konkurs, dhe përgjat provimit pranues në hapsirat e Fakultetit:

  • Gjatë hyrjes dhe gjatë qëndrimit në objektin e Fakultetit është e nevojshme të aplikohen gjitha rekomandimet për mbrojtjen nga sëmundja infektuese COVID-19 të cilat janë dhënë nga organet kompetente. Rregullat e caktuara vlejnë për të gjithë pa përjashtime.
  • Gjatë qëndrimit në Fakultet të gjithë personat duhet të jenë pa simptona të cilat i ngjajn COVID-19 (temperature e lartë dhe njërin nga shenjat dhe simptomat- kollitja, frymarja e vështirësuar, humbja e shqisave të shijes dhe aromës). Në rast se ndjehen keq, kandidatët mund të lajmrohen në portën e Fakultetit ku munden ta masin temperaturën e trupit.
  • Gjatë hyrjes në objektin e fakultetit kandidatët dhe personat tjerë duhen të vendosin maska gjatë kohës sa qëndrojn në fakultet, kështu që maska mbulon buzët, hundën dhe nofullën.
  • Gjatë hyrjes në objektin e Fakultetit është obligative kalimi përmes dezinfketimit i cili është i vendosur tek dyertë e hyrjes në fakultet.
  • Dezinfektimi i duarve kryhet para se të hyni në objektin e fakultetit. Duke fërkuar duartë me mjete dezinfektuese të cilat gjinden në pultin afër portës dhe në amfiteatër ku bëhet dorzimi i dokumentacionit.
  • Gjatë qëndrimit në objektin e Fakultetit është e domosdoshme mbajtja e distancës fizike.
  • Është e ndaluar të grumbullohen grupa të mëdha të personave nëpër koridore, para ndërtesës dhe në vende tjera në Fakultet.
  • Në msojtore kandidatët marrin vendet sipas renditjes pregaditur. Karrikat dhe tavolinat në msojtore janë vendosur sipas distancës paraparë. Përcjellni instruksionet e personave kompetent në fakultet.

I faleminderohemi kandidatëve të cilët i respektojn masat e parapara epidemologjike dhe në mënyrë të përgjegjëshme kujdesen për shëndetin personal dhe të tjerëve.

Për të gjitha ndryshimet dhe masat e reja eventuale, do ju informojm përmes web faqes Fakultetit.

Pytjet më të shpeshta për regjistrim dhe provim pranues

1.
Çfar diplome, më saktësisht titulli marr në fakultetin ekonomik?

Mbas përfundimit të studimeve akademike themelore, studentët e programit studimor Sistemet informative afariste marrin titullin i diplomuar për IT biznes. Për më shumë informacione rreth programit studimor janë dhënë në fillim të faqes.

2.
A mundem me diplomën e fituar në studimet themelore ti vazhdoj studimet?

Po, mbas përfundimit të studimeve themelore studenti mund ti vazhdoj studimet master në vend apo jasht vendit.

3.
A është vazhdimi i shkollimit në fakultetin ekonomik ngusht i lidhur me programin studimor të mbaruar në studimet themelore?

Jo nuk është. Në fakultetin ekonomik në Suboticë jemi të vetdishëm që mund të vije deri tek ndryshimi i afiniteteve të studentëve, për ate në fakultetin tonë programi i studimeve master nuk duhet të jetë identik me programin studimor të cilin e keni mbaruar në studimet themelore.

4.
Cila shkollë e mesme mundëson regjistrim ne Fakultetin ekonomik?

Të drejtë për tu regjistruar në Fakultetin ekonomik kanë të gjithë ata të cilët e kane mbaruar shkollën e mesme 4 vjeҫare.

5.
Me ҫfar kushte regjistrohen shtetasit e huaj?

Shtetasit e huaj kanë të drejtë në konkurs me kushte të njejta sikur shtetasit e Republikës Serbisë. Shtetasit e huaj i financojn vet studimet e veta. Përgjatë paraqitjes në konkurs, kandidatët shtetas te huaj paraqesin diplomën e nostrifikuar të shkollës mesme 4 vjeҫare. Nëse procesi i nostrifikimit nuk mbaron deri në momentin e paraqitjes në konkurs kandidati mundet të paraqes vërtetimin që procesi i nostrifikimit është në procedurë, por në momentin kur bëhet regjistrimi nostrifikimi duhet të jetë i përfunduar: a) Të kenë sigurim shëndetësor për vitin akademik në të cilin regjistrohen, b) Ta njohin gjuhën në të cilën janë studimet, e të cilën e dëshmon me vërtetim të komisionit të autorizuar.

6.
Kur dhe ku bëhet paraqitja në konkurs dhe cilat dokumente janë të nevojshme?

Paraqitja në konkurs mund të bëhet në njërën prej dy mënyrave: online dhe në hapsirat e fakultetit.

Paraqitja në konkurs në hapsirat e fakultetit mund të paraqitet ne Paralelen e fakultetit në Bujanoc (Karagjorgje Petroviqa pa nr). Në fund të muajit qershor 2021. Për datat e sakta do të njoftoheni me kohë.

Paraqitjen në konkurs kandidati e paraqet personalisht, nëse është i penguar te vjen personalisht atehere në vend të tij mundet ta kryej personi të cilin e autorizon, e vërtetuar nga organi kompetent.

7.
Kur dhe ku organizohet provimi pranues?

Datën e nënshtrimit në provim pranues do ta keni në tekst të konkursit. Zakonisht provimi pranues mbahet në fund të muajit qershor ose në fillim të korrikut. Koha e pritur kur mbahet provimi pranues është 10:00h. Gjatë nënshtrimit në provim pranues është obligative ta keni me vete letërnjoftimin ose pasaportën).

8.
Cilëve lëndë ju nënshtrohemi në provim pranues?

Në provim pranues keni dy lëndë, prej pesë lëndëve:

  1. Bazat e ekonomisë,
  2. Ekonomia afariste,
  3. Informatika,
  4. Matematika,
  5. Filozofia me logjikë.

Në provim pranues në lëndën e matematikës është e lejuar të përdoret fletorja me formula. Por kryesisht ato të cilat mund të blehen në skriptoren e fakultetit ekonomik.

Gjatë paraqitjes dokumentave në konkurs, kandidati zgjedh lëndët të cilat i nënshtrohet në provim pranues.

9.
A ekziston material për pregaditje të provimit pranues?

Po, kemi pregaditur përmbledhjen me pyetje. Për më shume detaje klikoni ketu.

10.
Sistemi i vlersimit?

Kandidati mund te marr gjithesej 100 poena. Prej tyre më së shumti 40 në bazë të suksesit në shkollë të mesme dhe 60 në bazë te rezultatit të arritur në provim pranues (30 poena për lëndë).

11.
Sa poena nevojiten për ta kaluar provimin pranues?

Për ta kaluar provimin pranues, numri i përgjithëshëm i poenave të grumbulluar në provim pranues duhet të jetë më së paku 14, ku në asnjërin test nuk guxon të ketë më pak se 5 poena. Përshembull: kandidati nuk e ka kaluar provimin pranues nese në një lëndë ka marr 4 poena, kurse në tjetrin 10 poena edhe pse në total ështe 14 poena. Por kombinimi 5 dhe 9 poena do të thot se kandidati e ka kaluar provimin pranues. Në bazë të suksesit në shkollë të mesme kandidati duhet të ketë më së paku 16 poena. Për tu regjistruar kandidati në Fakultetin ekonomik, numri total i poenave të arritura në shkollës të mesme dhe në provim pranues duhet të jetë më së paku 30.

12.
Me sa poena mund te regjistrohen në buxhet?

Kandidati mund të regjistrohet në buxhet nëse gjindet në rangë-listën deri te numri i lejuar për regjistrim të kandidatëve në buxhet, i cili ështe i caktuar me Konkurs, dhe ka më shumë se 50 poena.

13.
Ku dhe kur publikohen rezultatet e provimit pranues?

Rezultatet preliminare dhe finale të provimit pranues do të publikohen në web faqen e fakultetit. Rang lista preliminare publikohet një nga një mbas provimit pranues, kurse rang lista finale rreth një jave mbas publikimit të rangëlistës preliminare.

14.
A është e mundur të ankohemi në Rangëlistën preliminare?

Po. Pjesëmarrësi në konkurs i cili mendon se renditja e kandidatëve në rangë-listën e unifikuar nuk është vërtetuar në mënyrën e paraparë me Konkurs, nëse e drejta e tij është cenuar, mundet të paraqes ankesë dekanit fakultetit, në afat prej 36 orë prej momentin shpalljes rangë-listës në tabelën e shpalljeve dhe në web faqe të fakultetit. Dekani sjell Vendim për ankesën e paraqitur në afat prej 24 orë prej momentin marrjes ankesës. Këshilli vendosë për ankesën në afat prej dy ditësh prej ditës pranimit ankesës.

Mbas vendosjes në bazë të ankesave të pranuara, më saktësisht ankesat, Fakulteti vendos dhe shpall rangë-listën finale të gjithë kandidatëve me numrin e përgjithëshëm të poenave të arritur në bazë të kritereve të konkursit. Rangë-lista finale është bazë për regjistrim.

15.
Fitimi i vendit të parë, të dytë dhe të tretë në garat shtetërore a e lirojn kandidatin nga provimi pranues?

Fitimi i njërit nga tre vendet, në vitin e tretë dhe të katërtë (organizatori Ministria kompetente e Republikës Serbisë) ose në garat ndërkombëtare në lëndët e parapara për provim pranues e lirojn kandidatin prej nënshtrimit në provim nga ajo lëndë, në përputhëshmëri me Statutin e Fakultetit, dhe pranohet numri maksimal 30 poena.

Medalja e fituar në garat prej ndonjërë lëndë, nuk e liron kadidatin ti nënshtrohet provimit pranues të tjetrës lëndë.

Nëse kandidati ka fituar medalje prej dyja lëndëve të cilat i ka zgjedhur për provim pranues, do të lirohet ti nështrohet provimit pranues në dy lëndët dhe do ti pranohet numri maksimal me nga 30 poena.

16.
Kur dhe ku bëhet regjistrimi në vitin e parë të studimeve?

Regjistrimi në vitin e pare të studimeve bëhet sipas orarit të cilin do ta publikojm me kohë, para regjistrimit do të publikohet në web fakqen e fakultetit dhe në tabelën e shpalljeve, në përputhëshmëri me afatet të cilat do të parashifen në Konkurs për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike themelore për vitin akademik paraprak. Zakonisht regjistrimi bëhet ditën e nesërmne mbas publikimit të rangë-listës.

17.
A është e mundur rangë-lista të lëvizë nëse ndokush nuk regjistrohet?

Nëse kandidati i cili ka fituar të drejtën të regjistrohet dhe nuk regjistrohet në afatin e paraparë, Fakulteti regjistron kandidatin e radhës sipas renditjes në rangë-listën finale.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

Si të vini deri tek ne?
Universiteti i Novi Sadit Fakulteti ekonomik në Suboticë Paralelja në Bujanoc
Karagjorgje Petroviqa pa nr. 17520 Bujanoc, Serbi
GPS: 42.465047, 21.772804 GPS: 42°27'54.2"N 21°46'22.1"E
Koordinatorët
Ermal Rexhepi koordinator 017 71 55 233 062 474 061
Zoran Velinović koordinator 017 71 55 233 062 474 076
Shërbimi studentëve
Slavko Dojčinov referent 017 71 55 233 065 99 592 99

Përdorim vetëm biskotat e domosdoshme (‘cookies’).
Ato nuk nuk mund të shkyҫen, pa ato web faqen tonë nuk mund ta shfrytzoni. Duke vazhduar t´i shyqoni web faqet tona ose duke klikuar në butonin “pajtohem” pranoni në biskotat dhe jeni të pajtimit me politikën e privatësisë.

MENI
SHPËRNDAJ
KËRKO