studime
kredi
në buxhet
në IT
Reth programit studimor Sistemet informative afariste
Bota po digjitalizohet, para se gjithash ekonomia. Në ekonominë moderne dhe digjitale gati se ҫdo gjë është e lidhur përmes internetit: njerzit, organizatat, informacionet, proceset dhe paisjet. Është bërë thuaj gati se e pamundshme të mendohet biznesi modern pa teknologjitë informative. Për të qenë të suksesëshëm në bashkëveprimin, në ekonominë moderne dhe digjitale, na nevojiten njohuri kualitative dhe specifike, jo vetëm nga sfera e IT-së, por edhe nga sfera elektronike e biznesit dhe ekonomisë.
Programi studimor “Sistemi informativ afarist” është vendi i arritjes të këtyre njohurive, kompentenca dhe aftësitë prej dy fushave dominuese të digjitalitetit të ditëve të sotit: teknologjitë komunikaciono-informative dhe sfera elektronike e biznesit dhe ekonomisë.
Kemi përvojë të pasur në arsimimin e ekspertëve të këtij profili. Në fakultetin ekonomik në Suboticë ku ekonomia mësohet me sukses më shumë se gjashtë dekada, prej vitit 1973 realizojm mësimin në programin studimor nga fusha e informatikës në ekonomi. Deri sot në programet tona të IT studimeve kanë diplomuar rreth 1.800 student. Në web faqet tona mund të lexoni më shumë rreth karierave të sukseshme të tyre.
„Sistemet informative afariste“ është program studimor në fushën e ekonomisë afariste, kurse titullin të cilin e fiton studenti i cili përfundon studimet është: i diplomuar për IT biznes. Informatika afariste paraqet sferën interdiciplinare në të cilën mesveti përshkojnë teknologjitë informative, ekonomia dhe menaxhmenti. Informatika afariste në fillim është formuar në Gjermani ku është e njoftur me emrin „Wirtschaftsinformatik“. Emërtimi i zakonshëm për informatikën afariste në gjuhën angleze i njohur në gjithë botën është „Business Informatics“.
Kompetivitetin të cilin e arrini në programin studimor SIA ju japin mundësi të shkëlqyeshme të punsoheni në vende pune të paguara mirë në vend si dhe në perendim.
Do jeni të gatëshëm për diapazon të gjerë të punëve të cilin ju afrohen në ekonominë moderne dhe digjitale. Në vendin e ardhëshëm të punës tuaj mund të merreni jo vetëm me programim, bazën e të dhënave, krijimin dhe analizën e web përmbajtjes, intelegjencën afariste etj, por edhe të aftësoheni për karijerë të suksesëshme në sferën e menaxhimit IT projekteve, optimizimi proceseve afariste, bankat elektronike, financa dhe kontabilitet, menaxhimi elektronik i resurseve humane, marketingu digjital, tregtia elektronike, revizioni i sistemeve informative, menaxhimi elektronik i rrjeteve të distribuimit, inovacionet digjitale etj.
Do na vjen mirë, nëse njohuritë të cilat i merrni prej programit tonë studimor i shfrytzoni për të filluar biznes të sukësesëshëm, tuajin personal.
Mirë se vini në botën e ekonomisë digjitale! Bëhuni inovativ.
Diploma e cila arrihet në programin studimor, normal që i mundëson studentëve edhe vazhdimin e studimeve master në Republikën e Serbisë si dhe jasht kufijve të saj. Të diplomuarit për IT biznes plotësisht janë të njohur në gjithë botën. Diploma e arritur ju mundëson përparësi direkte në studimet master të informatikës afariste në fakultetin tonë në Suboticë ose Novi Sad. Nëse mendoni që shkollimin ta vazhdoni në studimet master të informatikës afariste në perendim, ju propozojm të hulumtoni ofertën e programeve studimore në Gjermani, Zvicërr, Austri, Poloni, Sllovaki, Çeki, Slloveni si dhe në shtetet e Skandinavisë.
Interesimi për teknologjitë komunikaciono-informative dhe motivimi për t´ju përkushtuar mësimit të tyre gjithësesi se ju nevojiten parakushtet që ta gjeni veten në programin tone studimor. Paranjohuritë nga sfera e IT-së nuk janë të nevojshme, por gjithësesi se janë të dëshirueshme aftësitë e të menduarit analitik dhe largëpamës. Ato gjatë studimeve do ti zhvilloni, duku ju faleminderuar shumë lëndëve kryesisht të natyrës aplikative, në të cilat përmes punës praktike do të arrini njohuri dhe aftësi të vyeshme. Pastaj shihni listen e lëndëve të cilat mësohen dhe ju nënshtroni në programin studimor.
Nëse teknologjitë informative nuk ju interesojn, atëhere programi studimor Sistemet informative afariste nuk është për ju.
Mësimi mbahet në gjuhën serbe në të gjitha lëndët, kurse ekziston mundësia që ligjeratat dhe nënshtrimi në provimeve të jet edhe në gjuhën shqipe, tani për tani është dhënë ne rreth 30% të lëndëve.
Ligjeratat, ushtrimet dhe provimet organizohen në hapsirat e Paraleles fakultetit ekonomik, në adresën Karagjorgje Petroviqa pa nr. në Bujanoc. Ligjerat dhe ushtrimet organizohen sipas bllok sistemit.
Në lëndët të cilat mbahen në gjuhën serbe ligjeruesit tuaj do jenë profesorët dhe bashkëpuntorët nga Fakulteti ekonomik i Suboticës, ndërsa për ligjeratat dhe ushtrimet në gjuhën shqipe ligjerues do të jenë profesorët dhe bashkëpuntorët nga Fakulteti Ekonomik i Tetovës.
Në dispozicion i keni koordinatorët tonë. Kontaktin e tyre mund ta gjeni në web faqen Kontakti.